Shqipëria mund të luajë me Kroacinë në datat e lira që janë në mars. Të dy federatat po diskutojnë zhvillimin e kësaj sfide si mënyrë për të inaguruar stadiumin “Loro Boriçi”, natyrisht nëse do të përfundojë në kohë.Asgjë nuk është zyrtare për këtë derbi ballkanik që u diskutua edhe si mundësi për nëntorin e kaluar, ku në fund Kombëtarja u përball me Gjeorgjinë.

Më parë është përmendur edhe një mundësi për një takim me Turqinë. Të dy ekipet janë pjesëmarrëse në Euro 2016, ashtu si Shqipëria dhe do të shfrytëzojnë datat e marsit për takime, që do t’i vlejnë për të korrigjuar gabimet. Një kundërshtar i rëndësishëm do të jetë një provë edhe për kuqezinjtë e De Biasi. Trajneri do të ketë sinjale më të qarta për futbollistët që do të grumbullojë për fazën finale të Europianit.