Partizani ka arritur të mundë Teutën në sfidën miqësore të luajtur në Fushë- Krujë, ndërsa fatet e këtij takimi i ka vendosur mesfushori Mazrekaj me golin e tij. Pjesa e parë e takimit ka përfunduar me rrjeta të paprekura, ndërsa Mazrekaj në minutën e 55 do të gjente rrugën e rrjetës. Pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave, deri në vërshëllimën e fundit nuk ka patur më gol.

Kjo është miqësorja e dytë që Partizanifiton, pasi të martën mundi Kevitanin, po me rezultat minimal 1-0, falë golit të Festim Krasniqit. Për Teutën kjo ishte miqësorja e parë, të cilën djemtë e drejtuar nga Gugash Magani e humbasin, ndërsa do të shohin për ndonjë tjetër miqësore në fundjavë.