Ndeshja e kthimit e Kupës së Mbretit mes Espanyol dhe Barcelona ka qenë vijim i tensionit të “aktit” të parë, në “Camp Nou”. Kjo ka ndodhur në fushë, edhe në korridoret e stadiumit katalanas.
Pjesë e këtyre tensioneve ka qenë edhe Gerard Pique, i cili mbrëmë, në stadiumin e Espanyolit, ishte protagonisti kryesor i shigjetuar nga tifozët. Ata kanë hapur një baner ofendues drejtuar Piques, që ka të bëjë me gruan e tij, këngëtaren e njohur, Shakira. “Shakira është e të gjithëve”, – shkruhej në banerin e tyre.
Pra, mbrojtësi i Barcelonës shahej nga gruaja, e thënë ndryshe. Në fokus të tifozëve vendas, jo vetëm me banerat e shpalosur në stadium, ka qenë edhe Luis Suarez, si në përgjithësi krejt Barcelona.