Tjetër aksident, i treti, në garat e Rally-Dakar që po zhvillohet në Amerikën e Jugut, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e 6 të tjerëve. Ky është bilanci i një aksidenti që përfshiu disa makina në një rrugë shtetërore pranë Villa Costa Canal, në provincën e Codroba.

Sipas organizatorëve, incidenti është shkaktuar nga piloti i një Mitsubishi, të cilin e ka zënë gjumi teksa pilotonte. Makina e tij ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një kampion Mercedes i skuadrës së Dakar ProMan Desert One. Përveç këtyre dy makinave në aksident është përfshirë edhe një tjetër kampion Mercedes si dhe tri makina të tjera. Viktima e vetme e aksidentit ndodhej pikërisht në një nga tri makinat e tjera të përfshirë në aksident, në një Peugeot 505, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

Ky është aksidenti i tretë në Dakar 2016 dhe viktima e dytë në këtë turne.