“Rëmbimi” për të disatën herë i “Topit e Artë” nga Lionel Mesi mesa duket ka ngjallur reagime të çuditshme tek tifozët. Ata kanë manifestuar duke shkarravitur statujën e yllit portugez, Kristiano Ronaldo, ku kanë shkruar emrin e Mesit dhe numrin 10.
Kjo statujë është “transformuar” nga tifozët e mbretit të futbollit Leo Mesi. Ronaldo të hënën dështoi të fitonte “Topin e Artë” për herë të katërt në karrierë.