Emiliano Vila ende nuk ka firmosur për Partizanin, ndonëse u është bashkuar të kuqve në stërvitje. E teksa trajneri i ri, Agosinelli nuk është i sigurt nëse mesfushori me përvojë të gjatë tashmë në futbollin tonë është i nevojshëm për ta, dy ekipe të tjera të Superiores po mundohen të lëvizin për ta afruar në radhët e tyre.

Bëhet fjalë për Flamurtarin dhe Teutën, i pari një ekip që po habit me blerjet e shumta këtë janar, dhe i dyti një njohje e vjetër e durrsakut, pasi Vila ka luajtur aty për disa vite.

Priten zhvillime të reja në këto ditë të ftohta shiu, por të nxehta merkatoje.