Trajneri i Interit, Roberto Mancini nuk e ka kapërdirë humbjen ndaj Sasuolos. Strategu i zikaltërve ja vë fajin formës së mirë të portierit kundërshtarë dhe të gjyqtarit, i cili sipas tij duhet të kishte ndëshkuar më kartonë të kuq Berardin.
"Kemi krijuar shumë raste, por portieri i tyre ka qenë në një formë shumë të mirë. Në pjesën e dytë e dominuam ndeshjen. Humbja erdhi nga një episod sporadik, ashtu siç ndodhi edhe ndaj Lazios.Mendoj që Berardi në një rast me Damrosion duhet të ndëshkoheshin me të kuq. Arbitri Doveri ishte perfekt përballe ndesh, nuk gabonte në asnjë rast", tha Mancini pas ndeshjes.