Pasi nuk u largua nga Torino gjatë merkatos së verës, u pretendua një gjendje e ftohtë për Pogba. Por sipas ‘The Sun’, mesfushori i kombëtares franceze ka përfunduar në fokusin e Real Madrid së fundmi, të cilët duan ta ristrukturojnë ekipin duke filluar me numrin 10 të Juventus. ‘Galaktikët’ janë të gatshëm ta sjellin me çdo kusht Pogba në Spanjë, e për këtë oferta e Florentino Perez shkon rreth 130 milion euro.

Pas tentativës vjet nga ana e Barcelona, që u duk pranë finalizimit pas ofertës 95 milion euro, me sa duket destinacioni i francezit edhe një herë tjetër duket në La Liga. Por gjatë merkatos, nuk është për tu përjashtuar edhe ndonjë tentativë e City. Real Madrid gjithashtu i bashkohet Barcelona dhe Chelsea në garën për të nënshkruar qendërmbrojtësin John Stones nga Everton.

Chelsea dhe Barcelon mendohen të ofrojnë rreth 50 milion euro për 21 vjeçarin, i cili ka lënë përshtypje me performancën e tij këtë sezon. Sipas ‘Daily Mail’, Rafael Benitez i kërkoi bordit madrilen të nënshkruajë të riun gjatë qëndrimit të tij në ‘Santiago Bernabeu’. Stones ka luajtur 76 me Everton që kur u transferua nga Barnsley për 3 milion stërlina në Janar 2013.