Detaje të tjera shumë interesante mësohen nga mediat gjermane në lidhje me largimin e Adnan Januzaj nga Borussia Dortmund. Huazimi me Januzajn u mbyll para kohe jo vetëm për shkak se ai nuk po gjente një vend të në fushë, por mbi të gjitha për shkak të temperamentit dhe karakterit të shfaqur në stërvitje, që në shumicën e rasteve është konsideruar jo profesional.
Raportohet se Januzaj disa herë ka debatuar dhe është vënë kundër trajnerit dhe futbollistëve të tjerë, kur bëhej fjalë për mbajtur topat apo për të transportuar portën në fushën stërvitore.