Informacioni për personat e famshëm, që kanë ndërruar jetë gjatë vitit 2015, kanë qenë artikulli më i lexuar në Wikipedia, duke marrë afërsisht 28 miljonë lexime. Por, çuditërisht, jo larg qëndron edhe artikulli mbi organizatën terroriste të Shtetit Islamik në Irak dhe Levant, që ka marrë pak më shumë se 19 miljonë lexime.

Studimi i kryer nga portali teknologjik venturebeat.com ka renditur 25 artikujt më të lexuar në Wikipedia, ku në 10 vendet e para përfshihen edhe artikujt mbi historinë e Facebook, mbi filmin e ri “Star Wars: The Force Awakens”, biografia e Chris Kyle, historia e Shteteve të Bashkuara, etj.