Mauricio Zamparini, presidenti i Palermos na ka mësuar me shpërthimet e tij “vullkanike” dhe sidomos me shkarkimet, që janë mbi 50 në karrierën e tij të gjatë në futboll. Por, edhe në merkato na ka mësuar me goditje të bujshme dhe lojtarë që nuk njiheshin e më pas kanë kushtuar shumë.

E megjithatë, kurrë më parë në një konferencë për shtyp s’kishim parë një president të fliste me drejtuesit e tij për një blerje të mundshme dhe për rrogën, duke dhënë “ok” për akordin… Subjekti në fjalë është Brajan Kristante, ish-lojtari i Milanit dhe i Benfikës. “Sa e ka rrogën?”… “Ok, në rregull do ta takojmë sot në darkë dhe ta mbyllim” thotë në telefon Zamparini teksa gazetarët e  pyesin për kë bëhet fjalë dhe ai i tregon se është Kristante.