Pankina e Rafael Benitez vijon të mbetet gjithmonë e më shumë në dyshim pas barazimit 2-2 ndaj Valencias. Rezultatet zhgënjyese të javëve të fundit dhe problemet me shumë lojtarë në skuadër kanë detyruar drejtuesit e klubit madrilen të mendojnë seriozisht pushimin nga puna të trajnerit.

Edhe pse zyrtarisht nuk ka asnjë deklaratë, këtë pasdite do të zhvillohet një takim urgjent në “Santiago Bernabéu”, për të vendosur përfundimisht për të ardhmen e Rafas.
Vendin e tij pritet ta zërë Zinedine Zidan, trajneri aktual i Real Madrid B.