Një gol i Rooney në minutën e 77-të ka kthyer United te fitorja në kampionat pas gjashtë ndeshjesh në takimin e luajtur kundër Swanseas ditën e djeshme.

Pavarësisht këtij suksesi, aventura e Van Gaal në drejtim të “Djajve” është drejt fundit. Edhe nëse holandezi arrin të dalë nga kjo krizë dhe ekipi do ta mbyllë sezonin në një pozicion të respektueshëm në kampionat, duket se lamtumira verën e ardhshme është e pashmangshme. Jose Mourinho jepet si favorit nga bastvënësit anglezë, me Pep Guardiolën që është gjtihashtu pjesë e garës, duke parë se spanjolli ka lajmëruar se do të largohet nga Bayerni në fund të sezonit.

Ndërkohë, nuk po flitet shumë për alternativën tjetër, që përfaqësohet nga Diego Simeone, trajneri i Atletico Madrid. Lojtarët e United janë të bindur se “El Cholo” do të jetë trajneri i tyre i ardhshëm, sipas “The Sun”. Një burim anonim ka thënë për të përditshmen britanike se: “Të gjithë flasin për Mourinhon, por lojtarët flasin vetëm për Simeonen”.