Milani është skuadra që ka shpenzuar më shumë për të fituar pikë në Serinë A. Kuqezinjve u ka kushtuar 4.5 milionë euro çdo pikë e fituar në kampionatin Italian. Kjo vjen në bazë të bilancit që rezulton nga viti 2015.
Në vendin e dytë është Juventusi që në fakt ka shpenzuar më pak se kuqezinjtë në merkato dhe ka fituar më shumë pikë. Bardhezinjve ju kushton 3,21 milionë euro çdo pikë e fituar. Me bilanc pozitiv janë vetëm Genoa, Palermo dhe Udinese, ndërkohë që Interi dhe Napoli shpenzojnë rreth 1.5 milionë për pikë.