“Daily Mail” si çdo vit, ka publikuar parashikimet gazmore dhe të çmendura të gazetarit Peter Oborne se çfarë pritet të ndodhë në vitin 2016. Artikulli është i ndarë me muajt e këtij viti.
Oborne shkruan se Jose Mourinho do të marrë stolin e Shqipërisë për Euro 2016 dhe do të mposhtë Anglinë me penallti në një fazë finale të Kampionatit Europian.
Parashikimi i Oborne shkon edhe më tej, kur shkruan se në fund, Shqipëria e Mourinhos do të fitojë Euro 2016.