Në 4 janar do të hapet zyrtarsisht merkato e dimrit, e cila mund të jetë vendimtare për sa i takon luftës për titullin në kampionatin italian të futbollit. Nga Lavezzi te Gunddogan, duke kaluar nga Rabiot dhe Witsel, këta janë objektivat e ekipeve të mëdha të Serisë A.
Inter- Mund të jetë një janar i rëndësishëm për klubin e Erick Thohir. Ranocchia dhe Santon janë drejt largimit (Premier League), por duhet bërë kujdes edhe ndaj Brozovic, i cili pëlqehet nga Arsenali. Për sa i takon përforcimeve, zikaltrit po negociojnë me PSG për Lavezzin, Rabiot dhe Van der Wiel. Ëndrra mbtet Pirlo, por ka shumë mundësi që të mbetet e tillë. Për mbrojtjen pëlqehen Izzo dhe Caceres. Do të merret edhe Calleri, që do të huazohet menjëherë te Bologna.
Napoli- Aurelio De Laurentiis ka premtuar blerje të rëndësishme. Për mbrojtjen janë vënë në shënjestër Maksimovic, Rugani dhe Barba (dy të fundit kanë punuar me Sarrin tek Empoli). Dy objektiva edhe për mesfushën: Vecino i Fiorentinës dhe Soriano i Sampdorias, i cili ka qenë shumë afër “axurrëve” edhe verën e kaluar. Në sulm, nëse largohet Gabbiadini, mund të merret Immobile nga Sevilja.
Fiorentina- Skuadra e Paulo Sousas është surpriza e këtij sezoni në Serinë A, me Fiorentinën që është vetëm një pikë larg kreut. Vjollcët duhet të marrin një vendim për Mario Suarez, i cili nuk po gjen hapësira, dhe për Giuseppe Rossin, që do të luajë më shumë për të mos humbur Europianin. Tre janë emrat për mbrojtjen: Lisandro Lopez (Benfica), Balanta (River Plate) dhe Mexes (Milan).
Juventus- Objektivi i madh është Gundogan i Borussia Dortmundit, por kushtonë 30 milionë euro, të paktën. Alternativa është Moutinho i Monaco. Beppe Marotta nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Rugani, duke refuzuar edhe një ofertë prej 25 milionë eurosh nga Napoli. Për sa i takon Zazas: mund të largohet për të luajtur më shumë dhe për të mos humbur vendin në kombëtare. Nga vera e kaluar për të interesohet Ëest Ham. Ndërkohë, bardhezinjtë kanë siguruar të riun Mandragora, i cili është huazuar nga Pescara, por është në pronësi të Genoas.
Roma- Në Trigoria janë në pritje (6 janar) të Gerson, talenti brazilian i Fluminenses, që verdhekuqtë arritën t’ia hqinin nga duart Barcelonës. Do të huazohet te Frosinone. Garcia do të një mbrojtës të krahut të majtë dhe emri kryesor është ai i Kolasinac i Schalkes. Iturbe ka shkuar te Bournemouth, në Angli dhe zëvendësuesit e mundshëm të tij janë Perotti i Genoas dhe El Shaaraëy i Milanit. Për mbrojtjen ka dalë emri i Acerbit i Sassuolos dhe ai i De Maios, i cili luan me Genoan. Ëndrra për mesfushën mbetet Rabiot i PSG.
Milan- Para se të blihet duhet shitur. Suso është huazuar te Genoa. Cerci pëlqehet nga Palermo, Mexes nga Fiorentina, Zapata mund të përfundojë te Genoa ose Evertoni, Nocerino mund të transferohet te Cagliari dhe Poli kërkohet nga Napoli. Mbetet për t’u kuptuar e ardhmja e De Jong dhe El Shaaraëy. Objektivi numër një në mesfushë është Ëitsel, ndërsa alternativat janë Soriano i Sampdoria dhe Sensi i Cesena. Adriano Galliani ddo Caceres dhe Lavezzi.