Për kundër medias shqiptare, e cila ka treguar se kush është trajneri iri, që do të drejtojë pas janarit skuadrën e kuqe të kryeqytetit, klubi i Partizanit ka nxituar të botojë në faqen e tij zyrtare në “facebook” jehonën që i bën media italiane përzgjedhjes së tyre.
“Tuttosport”:Agostinellifluturon në Shqipëri për të drejtuar Partizanin. Ish lojtari i Lazios dhe Napolit ,rikthehet në pankina pikërisht në Tiranë duke ndjekur gjurmët e bashkatdhetarit të tij De Biazi.
”Sportmediaset”:Pas de Biazit , një tjetër trainer Italian zbarkon në Shqipëri . Andrea Agostineli është trajneri iri i Partizanit të Tiranës, skuadër e cila këtë vit synon të fitojë titullin kampion në Shqipëri. “
La Republika”:Agostineli , traineri iri i Partizanit, një tjetër Italian në Shqipëri.
“Sky Sport.it”:Agostineli në Shqipëri. Pas Xhiani De Biazit , një tjetër teknik Italian zgjedh Shqipërinë, për të drejtuar ekipin e Partizanit.
“Ilussidario”:Pas shpërthimit të De Biazit dhe ndihmësit Paolo Tramexani nën drejtimin e kombëtares së Shqipërisë, një tjetër italian provon të arrijë rezultate të mëdha në tokën shqiptare . Andrea Agostineli arrin marrëveshjen me Partizanin , ekip i cili pozicionohet në vendin e dytë në kampionat. Laziosiamonoi”: Andrea Agostinelirinis rrugëtimin e tij nga Partizani. Ish lojtari i Lazios, Napolit dhe Krotones, do të drejtojë ekipin e Partizanit me objektivin për të fituar titullin kampion.