Një sportist anglez shpenzoi 6 muaj për të zbuluar se sa i përhapur është dopingu në sport. Ai u infiltrua për llogari të rrjetit Al Jazeera, për të garuar në lojërat Olimpike të Rios. Liam Collin, 37 vjeç arriti të marrë dëshmi të mjekëve e farmacistëve, të cilët u rekomandojnë sportistëve substanca të ndaluara për të arritur një performancë fizike më të mirë.
"Janë steroide. I marrin një numër i madh lojëtarësh të futbollit", i thotë një farmacist atletit britanik, që pranoi të punonte për Al Jazeera. Nga investigimi i tij doli në dritë edhe fakti se disa nga mjekët rekomandonin edhe ndjekjen e një programi që arrinte të manipulonte testet e drogës.