Partizani duket vërtet se do të jetë mjaft aktiv në merkaton e janarit. Të kuqtë nuk humbin kohë, teksa kanë filluar të veprojnë. Pas zyrtarizimit të Atandës, tashmë tek Partizani po punohet për transferimin e një mesfushori fantazist, pikërisht ajo gjë që i ka munguar të kuqve në dy fazat e para të kampionatit. Bëhet fjalë për argjentinasin Christian Ortiz i cili aktualisht është pjesë skuadrës së Indipentetes.

Sipas mediave sportive në vend, të kuqtë kanë filluar bisedimet dhe palët duket se kanë arritur një marrëveshje për lojtarin. 23 vjeçari Ortiz shihet si një zgjidhje për repartin e mesfushës, pikërisht për atë për të cilën ekipi i Starovës ka vuajtur. 

Christian Ortiz e ka nisur karrierën e tij tek Real Arroyo Seco, për t’a vazhduar më pas Atletico Hurracan dhe prej vitit 2012 është pjesë e Indipendentes.  Ortiz  pritet të jetë transferimi i dytë i të kuqve në merkaton dimërore.