Trajneri i FC Nantes, Michel Der Zakarian është shprehur jo shumë i lumtur nga paraqitja e deritanishme e e Lorik Canës në fushën e lojës. Megjithatë, në prononcimin e tij për “butfootballclub.fr” ai e konsideron kapitenin kuqezi një ekzemplar, sa i përket motivimit të ekipit, por nuk harron t’i përmendë Europianin.

Sipas deklaratës së Der Zakarian Cana duhet të luajë sa më shumë në mënyrë që të japë më të mirën e mundshme edhe në “Euro 2016”.

“Me karakterin që ka, Lorik Cana në dhomat e zhveshjes ai është një ekzemplar në motivimin dhe karikimin e ekipit. Ai është gjithashtu serioz dhe korrekt. Kjo është puna e tij. Por, sa i përket paraqitjes në fushë, unë mendoj se ai mund të bëjë edhe më mirë se kaq. Ndonëse duhet marrë në konsideratë fakti që kishte disa probleme fizike.

Në mënyrë që ata të përfaqësohet mirë në Europian, duhet që të shfaqet pozitivisht edhe me ne. Nëse nuk luan deri në fund të sezonit, nuk do të mund të performosh në Europian. Futbolli nuk konsiston me një të kërcitur gishtash dhe menjëherë bëhesh i mirë. Loriku nuk më ka shfaqur këtë karakter”, deklaroi në fjalën e tij trajneri i Nantesit që i lëshon kështu një sinjal të fortë kapitenit kuqezi.