Erick Thohir është i magjepsur nga Interi, ndaj dhe kërkon ta forcojë akoma më shumë klubin zikaltër. Në një intervistë për mediat italiane, presidenti i Interit i ka surprizuar të gjithë me deklaratën e tij.
“Messi tek Interi? Është diçka që mund ta bëjmë realitet. Në momentin që kontrata e “Pleshtit” do të skadojë me Barcelonën, do t’i bëjmë një ofertë”.
“Jam i kënaqur nga paraqitja e Interit dhe premtoj se do të vijojmë të forcojmë akoma më shumë ekipin me lojtar të rinj. Këtë sezon, trajneri Mancini synon titullin kampion, ndaj dhe do të investojmë për të mirën e klubit”, u shpreh Thohir.