Jose Mourinho mund të rikthehet tek Reali i Madridit për të zëvendësuar Rafa Benitezin, madje drejtuesit e Los Blancos kanë kontaktuar me trajnerin portugez, për të kuptuar nëse është i disponueshëm për një tjetër eksperiencë në “Santiago Bernabeu”.
Këto janë zërat më të fundit në shtypin spanjoll, që u referohen zhvillimeve në kampin madrilen. Mourinho mësohet se i ka kërkuar presidencës madrilene të intensifikojë bisedimet, sepse kishte marrë një ofertë konkrete nga Manchester United.
Gjithsesi, 10 herë kampionët e Europës ia kanë bërë të qartë luzitanit se një përgjigjje përfundimtare do ta marrë në Janar. Menaxheri i 52-vjecarit, Jorge Mendez ka mohuar të jetë arritur marrëveshja me “djajtë e kuq”, cfarë e bën edhe më të besueshme hipotezën e rikthimit të klientit të tij në kryeqytetin spanjoll.
Mediat spanjolle këmëngulin se Perez është tashmë i bindur se Benitezit i ka dalë jashtë kontrolli menaxhimi i skuadrës. Ai nuk komunikon me Iscon, ka një marrëdhënie të vështirë me James Rodrigez si dhe nuk mbështetet nga asnjë futbollist tjetër. Për këtë arsye shkarkimi i spanjollit duket i pashmangshëm, madje me shumë mundësi mund të mos jetë në stol në sfidën e 30 Dhjetorit ndaj Real Sociedadit.
Klubi nuk është i bindur për kandidaturën e Zinedin Zidane, sepse e konsideron një trajner në formim e sipër, ndaj po rriten shanset që “Special One” të korrigjojë gabimet e eksperiencës së tij të parë si trajner i Realit të Madridit.