Yjet e klubit kuqezi, Ignacio Abate, Keisuke Honda, Matia De Shilio, Rikardo Montolivo, por edhe trajneri Sinisa Mihajloviç, janë protagonistë të një minifilmi reklamë, së bashku me një bukuroshe seksi.
Milanistët janë në skenë duke ndjekur dy hajdutë, bashkë me bukuroshen, e cila e kryen misionin e saj me rroba banjo. Një nga sponsorët e Milan, gomat japoneze “Toyo”, e ka bërë këtë video promovuese.