Javën e kaluar, Chelsea shkarkoi Jose Mourinhon për shkak të rezultateve të dobëta, por në prapaskena kishte edhe diçka tjetër, disa lojtarë kishin prishur marrëdhëniet me portugezin.
Kjo nuk i ka pëlqyer aspak kapitenit të Chelseat, John Terry, që duket se dëshironte të qëndronte Mourinho dhe ka thënë se një numër i lojtarëve duhej të largoheshin nga Stamford Bridge.
“Ishte një çështje që është dashur të largohen shumë lojtarë, klubi është dashur ta bëjë këtë, por fatkeqësisht e gjitha kjo ra mbi trajnerin dhe nuk kishim se çfarë të bënim. Nuk duhet ta mohojmë faktin që Mourinho u largua sherri lojtarëve, të gjithë jemi përgjegjës për këtë”, ka deklaruar Terry.