Sepp Blater dhe Mishel Platini janë ndaluar të marrin pjesë nga çdo aktivitetet futbolli për tetë vjet nga FIFA. Vendimi, marrë në Zyrih të hënën, sjell një fund për Blatter dhe Platininë pasi që të dy nuk do të kenë shande të kandidojnë për presidencën e FIFA-s në muajin shkurt, shkruan Panorama.
Blater, president i FIFA-s që në vitin 1998, do të largohet nga drejtimi i “qeverisë së futbollit botëror” në muajin shkurt.
Edhe pse u rizgjodh për një mandat të pestë, Blater dha dorëheqjen. “U tërhoqa që të mbroj FIFA-n. Sa për veten jam ende aq i fortë sa të mbrohem për akuzat”, ka thënë ai.
Deri tani, policia zvicerane ka arrestuar disa zyrtarë të FIFA-s për korrupsion, ndërsa disa prej tyre do të ndiqen në gjendje të lirë.