Volejboll femra/ Teuta kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë

Në grupin A të fazës eliminatore të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra, ndeshjet e të cilit u zhvilluan në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit, pas Barleti Volej është kualifikuar edhe Teuta. Një gjë e pritshme, sepse durrsaket e kanë shfrytëzuar maksimalisht ndeshjen e fundit në grup me Elbasanin, teksa kanë fituar 3-0. Ndonëse ka pasur një farë rezistence nga Elbasani, Teuta ia ka dalë të jetë fituese në të tria setet me rezultatet 25-18, 25-17, 25-16. 

Volejboll meshkuj/ Teuta mund Skënderbeun dhe kalon në gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë

Teuta i është bashkuar Tiranës në kalimin e mëtejshëm për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, teksa ka mundur Skënderbeun në ndeshjen direkte 3 me 0 me sete. Sfida ka qenë plotësisht e dominuar nga durrsakët, të cilët për asnjë moment nuk e vunë në diskutim fitoren. Në setin e parë, ata fituan 25-17, duke treguar epërsi ndaj kundërshtarit. Edhe në të dytin vijoi e njëjta histori, por kësaj here korçarët u munduan që të bënin pak më shumë rezistencë, por vetëm kaq, sepse nuk e fitojnë dot setin. Ai mbyllet sërish në favor të durrsakëve, në shifrat 25- 21. Në të tretin skuadra e Teutës do ta mbyllte gjithç- ka shumë shpejt, teksa rezultati do të fliste në favor të tyre. Ashtu si edhe në setin e parë edhe i treti përfundoi 25-17. Me këtë rezultat janë durrsakët ata që i bashkohen Tiranës më tej, ndërsa korçarët do të mjaftohen me fitoren e para dy ditëve ndaj Elbasanit.