Barcelona në finalen e Kupës së Botës për klube. Nuk mund të kishte surpriza në ndeshjen ndaj ekipit kinez të Guangzhu Grandes.
Ekipi i drejtuar nga Scolari, u mposhtë me rezultatin e thellë 3-0, teksa të tri golat u shënuan nga Luis Suarez. Bomberi uruguaian tundi 3 herë portën e miqve, një në pjesën e parë dhe dy në të dytën.
Ai ja dedikoi golat e tij dy shokëve të skuadrës Messi dhe Neymar, të cilët janë të dëmtuar. Ata janë edhe në dyshim për finalen e 20 dhjetorit që do të luhet ndaj River Plate.