Bruno Dita, mesfushori tiranas i Teutës, është shprehur para ndeshjes me Laçin, se skuadra e tij mund të rikthehet te fitorja që këtë javë, nëse luan me besim. Ai vlerëson kundërshtarin që në shtëpinë e tij është shumë i fortë, por shprehet se ata kanë besim tek aftësitë e tyre ndaj do tentojnë të tregojnë vlerat siskuadër.
“Do të luajmë një transfertë të vështirë. Laçi ka një ekip që sidomos në fushën e tij luan shumë mirë dhe kërkohet gjithnjë maksimumi për t’i marrë pikë. Për këtë jemi të vetëdijshëm, ashtu siç jemi të vetëdijshëm për forcën tonë. Do të rikthemi shumë shpejt te fitoret, pse jo që në në sfidën e radhës. Mjafton të luajmë ashtu siç kemi bërë gjatë pjesës më të madhe të këtij sezoni, me besim dhe pas lloj druajtje ndaj kundërshtarit”, është shprehur Bruno Dita.