Një maket fotografik i publikuar së fundi nga kompania "Sadar­Vuga + PRG*B R", tregon pamjet se si do të duket Pallati i ri i Drejtësisë. Në fakt bëhet fjalë për Fakultetin e Gjeologji-Minierave, që ndodhet në majën e një kodre të Parkut të Tiranës.

​Në këtë pallat drejtësie mendohet që të mblidhen të gjitha gjykatat e Tiranës, ku do gjykojnë çështjet e ndryshme. Projekti ka në plan të ndërtojë jo vetëm zyra dhe salla, por edhe salla të hapura totalisht për syrin e publikut, por që sigurisht do të jenë të sigurta.

Ndërtimi i këtij kompleksi është kundërshtuar së tepërmi nga studentët dhe pedagogët e këtij fakulteti, të cilët kërkojnë që godinës të mos i ndryshohet destinacioni, por të qëndrojë ashtu siç është, pasi kjo godinë ka historinë e saj në punën kërkimore dhe shkencore në naftë, dhe metaleve të tjera të çmuara që zotëron toka shqiptare.