Sot pasdite pritet të hidhet shorti për finalet e “France 2016”. Ndërsa ekipet do të mësojnë përballjen për kampionit që nis qershorin e ardhshëm, UEFA ka publikuar shifrën rekord që do të përfitojë skuadra fituese e evropianit. Rreth 301 milionë euro pritet të ndahen mes skuadrave pjesëmarrëse në “Euro 2016”.

Shqipëria do të përfitojë ashtu si dhe secili ekip nga 8 milionë euro secila për pjesëmarrjen. Gjatë ndeshjeve në grup ka premio prej 1 milion eurosh për fitore dhe 500 mijë euro për barazimin.