Granit Xhaka është një nga emrat më të përfolur sa herë që vjen sesioni i merkatos.

Kësaj radhe e ardhmja e mesfushorit të Borussia M’Gladbach është lidhur me Bayern Munich, ku 23-vjeçari konsiderohet si pasuesi i Xabi Alonsos. Megjithatë reagimi i klubit bavarez për këtë çështje nuk ka munguar. Drejtori Sportiv, Matthias Sammer pohoi se Xhaka është një lojtar i mirë, por kampionët e Gjermanisë nuk janë të interesuar.

“Që Xhaka është një lojtar cilësor nuk mendoj sa ka nevojë të diskutojmë për këtë fakt, por jam i habitur nga ato çfarë shkruajnë mediat për të ardhmen e tij“-theksoi Sammer.

Në të kaluarën, për Xhakën kanë shfaqur interes disa klube angleze si dhe spanjolle. Kontrata e lojtarit me origjinë Shqiptare me klubin Gjerman skadon në vitin 2017.