Kamza Basket – Teuta, 76-60 (23-15, 16-21, 17-12, 20-12)

Java e 10-të e Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për meshkuj ka nisur mbrëmë më ndeshjen Kamza Basket-Teuta, fituar nga skuadra vendase me shifrat 76-60. Palët kanë rënë dakord që të luajnë para kohe këtë sfidë, që u zhvillua në palestrën e Kamzës.

Ndeshja u fitua me meritë nga Kamza, që pati epërsi gjatë gjithë kohës edhe pse për 20 minuta ndeshja ishte në përgjithësi e ekuilibruar.

20 minutat e para u mbyllën 39-35 për Kamzën, që shkëputet në gjysmën e dytë të lojës, duke korrur suksesin e 8-të sezonal. Hamati me 18 pikë dhe Karaj me 17 ishin dy më të mirët në fushë për Kamzën. Të premten e të shtunën do të luhen dy sfidat e tjera të javës së 10-të të kampionatit, që është e fundit e fazës së parë.