Arsenal, Chelsea, Dinamo Kiev, Gent dhe Roma janë skuadrat e fundit që u kualifikuan në e 1/8 të Uefa Champions League.Verdhekuqtë me vetëm 6 pikë arritën të sigurojnë kalimin në 1/8 pas një barazimi me Bate Borisovin, që gjithashtu rrezikuan jo pak të gjente golin që mund ta kishte kaluar në raundin tjetër.

Skuadra e Garcias në fund të ndeshjes u vërshëllye madje nga tifozët e saj pavarësisht se vazhdon rrugëtimin në Champions falë dhe një barazimi te Leverkusenit, që u ndal 1-1 në shtëpi nga Barca. Goli të Mesit ju përgjigj Chicharito, por 1-1 nuk mjafton për Aspirinat që vazhdojnë rrugëtimin në Europa League. Në Grupin F, Arsenali kishte nevojë për një fitore me 2 gola ndaj Olympiacosit në Greqi dhe e arriti me 3 gola madje. Olivier Girourd ishte “topçiu” që bombardoi portën e grekëve me 3 gola duke udhëhequr të tijtë drejt kualifikimit, ndërsa Olympiacos kalon tashmë në Europa League.

Bajerni i Mynihut pati sërish Lewandowskin si udhëheqës të sajin në Zagreb, ku fitoi 2-0 ndaj Dinamos në një ndeshje që nuk kishte shumë llogari për të bërë për ekipet. Në Grupin G, Chelsea “rilind” në Champions ku mundi Porton 2-0 duke siguruar dhe kalimin në 1/8 si e parë, dhe pse për kualifikiminin do t’i kishte mjaftuar dhe një barazim. Një autogol i Marcanos dhe finalizimi i Willian në pjesën e dytë i dhanë fitoren Bluve të Londrës ndërsa detyruan Porton të kalojë në Europa League.

Një rekord vendosi në këtë ndeshje dhe Casillas, që me 158 ndeshje në Champions u bë lojtari që ka luajtur më shumë në këtë kompeticion. Kualifikimin mori dhe Dinamo e Kievit që fitoi 1-0 ndaj Maccabit. Në Grupin H, Genti bëri surprizën e madhe duke mundur kryesuesit e Zenitit dhe duke siguruar kalimin në raundin e 1/8 falë falë fitores 2-1, me gola të Depoitre dhe Milicevicit, ndërsa Valencia shkon në Europa League pas humbjes 0-2 në shtëpi nga Lyoni që mori fitoren e parë në grup.