8 dhjetor 2015 – Manchester United është i gatshëm të shpenzoj 200 milion euro për yllin e Barcelonës, Neymar. Mungesave e golave në këtë sezon te Manchester Unitedi ka shtyrë drejtuesit e këtij klubi që në afatin kalimtar të janarit të kërkojnë një lojtar të nivelit botërorë, që do zgjidhte problemin e golave.
Djajtë e Kuq synojnë që të sjellin në Old Trafford yllin e Barcelonës, Neymar, për të cilin janë të gatshëm të paguajnë plot 200 milionë euro, raporton “The Telegraph”. Krerët e klubit i kanë dhënë një buxhet prej 277 milionë euro trajnerit holandez, Louis van Gaal, ndërsa shumica e tyre do të shkojnë për një nga yjet e mëdha, përfshirë këtu edhe dyshen e Real Madridit, Ronaldo e Bale. Ndërsa spekulohet se Unitedi do të bëjë ofertë edhe për sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane.
/portali DurresLajm/