7 dhjetor 2015 – Shqipëria nisi mbarë Kampionatit Ballkanik të Taekuondosë për të rinj. Sportistët shqiptarë fituan 9 medalje në garat e zhvilluara, duke e u renditur në vendin e tretë në aktivietin që po zhvillohet në Serbi. 2 medalje të arta, 4 argjendi dhe 3 të bronzta ishin trofetë e kuqezinjve të taekuondosë. Ada Demneri dhe Mantho Prokopi ishin kampionët ballkanikë. Medalje argjendi morën Besard Hykollari, lvis Gjana, Krisantho Quka dhe Ronan Rexhmati, ndërsa ato të bronxit ishin për Elord Gjanën, Visar Pitushin, Juirdo Canin.Garat që po zhvillohen në Zrenjanin mund të sjellin te tjera medalje.

/portali DurresLajm/