7 dhjetor 2015 – Sipas burimeve në Spanjë, një tifoz i Valencias humbi jetën pasi festoi golin e barazimit të shënuar ndaj Barcelonës. Santi Mina shënoi në minutën e 86-të, duke i dhënë një pikë ekipit të Valencias ndaj kryesuesve të La Liga-s, përballë 55.000 tifozëve. Kjo ishte ndeshja e parë e Valencias nën drejtimin e ish-futbollistit të Manchester United, Gary Neville. Pas ndeshjes klubi spanjoll publikoi një deklaratë ku shkruhej: “Me keqardhje mësuam se një tifoz humbi jetën gjatë ndeshjes në “Mestalla” të shtunën. Klubi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tifozit që u largua nga jeta.”

/portali DurresLajm/