6dhjetor 2015 – Askush nuk ka kërkuar falje as në 25 vjet pas rënies së diktaturës. Dëshmi e dhunës politike, përndjekjes e torturave të kujt fliste e vepronte kundër, është burgu i Spaçit. Presidenti Nishani ishte sot në Spaç, bashkë me ish-të burgosur politikë, në 25 vjetorin e rrëzimit të diktaturës.

Ai ka shprehur keqardhjen që edhe 25 vjet pas rrëzimit të komunizmit, askush nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera. “Duhet të vendoset drejtësi! Të gjenden eshtrat e të zhdukurve, eshtrat e heronjve që iu kundërvunë diktaturës së egër komuniste”, u shpreh kreu i shtetit. Ditët e fundit u zbulua dhe skandali i nderimit të ish hetuesve të kohës së diktaturës nga qeveria.

/portali DurrësLajm/