6dhjetor 2015 – Nuk kanë të sosur skandalet që po dalin nga kombëtarja e futbollit për femra. Pas denoncimit public se femrat e skuadrës kanë marrëdhënie seksuale mes tyre, të tjera fakte dalin kundër trajnerit Altin Rraklli. Ish-futbollistja, Rifajede Shala, ka treguar për “Sport Ekspres” për çfarë ka ndodhur kur ajo ishte pjesë e skuadrës.
Ajo sot luan në Gjermani, por dikur ka veshur fanelën e Tirana AS, Prishtinës dhe pikërisht me përfaqësuesen kuqezi.
“Në atë Kombëtare, sa të jetë ai staf, nuk kthehem më. Sepse kam respekt për veten. Në atë Kombëtare jam ofenduar më shumë se çdo vend tjetër, sidomos nga trajneri Altin Rraklli, i cili pas ndeshjes që kemi luajtur ndaj Malit të Zi dhe kemi fituar, ka debatuar me mua në dhomat e zhveshjes. Duke më sharë me një fjalor rruge. Madje, arriti deri aty sa më tha se do të më godiste me shuplakë nëse vazhdoja ta kundërshtoja… Madje, më duhet të shtoj se edhe shumë vajza aty nuk janë dakord me atë staf, por kanë frikë të flasin, sepse mund të kenë pasoja, madje deri në kërcënime”, ka denoncuar portierja.
Në ditët e kaluara, Altin Rrakllit iu zbuluan mesazhet me futbollistet e reja, duke i provokuar ato.
/portali DurrësLajm/