6dhjetor 2015 – Sot merr fund gara për kreun e Forumit Rinor Demokratik. Tre prej kandidatëve në garë do të marrin votat e Tiranës, të cilat do të finalizojnë fituesin. Një garë e fortë ka qenë ajo mes Ervin Salianjit, Belind Këlliçit dhe Orjela Nebiaj.

Rreth 10 mijë anëtarë të kryeqytetit kanë të drejtën e votës për të zgjedhur njërin nga anëtarët. Deri tani në avantazh është Këlliçi, pas 19 konventave të zhvilluara në rrethe. Në Durrës Belind Këlliçi fitoi me vetëm 1 votë kundrejt Salianjit. Gjithsesi surpriza mund të ndodhin, prandaj vota e Tiranës do të jetë vendimtare.

/portali DurrësLajm/