5 dhjetor 2015 – Mesfushori Arbër Çyrbja duket se po rikthehet në formën e tij më të mirë, këtë gjë e tregoi në aktivizimin kundër Tiranës. Edhe pse hyri në fushën e lojës në minutën e 70 ai krijoi dy raste të pastra shënimi më inkursionet e tij. Mjafton të kujtojmë rastin që humbën në fund durrsakët ku meritën për atë aksion e kishte Çyrbja.

Në një bisedë ai shprehet: “Ishtë një ndeshje që u luajt futboll i bukur dhe pse kishte moment nervozizmi, por kur ka rivalitet ka dhe situata të tilla. Luajtëm shumë mirë dhe krijuam disa raste të pastra për shënim por që nuk ditëm ti shfytëzonim si duhet duke e lënë takimin të barabartë. Do të thoja që ishte një ndeshje e interpretuar si duhet si nga stafi dhe nga ne lojtarët. Kishim një rast të pastër në fund të ndeshjes por që fati nuk ishte me ne pasi ai rast ishte tre pikë për ekipin tonë. Por tani nuk duhet të qajmë apo të gëzojmë për atë ndeshje por të shikojmë para. Përsa i përket sfidës së rradhës që kemi në transfertë ne do të luajmë shanset tona ndaj Bylisit e urojmë të dalim me një fitore edhe pse kjo është e vështirë. Kemi punuar fort gjatë këtyre ditëve që të jemi në maksimumin tonë në sfidën në Ballsh pasi është një sfidë ku duhet të japësh më shumë se 100%, kjo pasi ekipe të tilla si ballshiotët që kanë nevojë për pikë dhe kanë rënditje jo të mirë japin gjithmonë më të mirën e tyre në ndeshje të tilla, aq më tepër kur luajnë brenda. Gjithçka do të vendoset në përballjen tonë në fushën e blertë”, – është shprehur mesgushori i djathtë Arbër Cyrbja.

Më tej mesfushori shprehet se kjo Teutë po shfaq rritje dhe ka premise për të ecur por gjithmonë duke parë ndeshjet një e nga një e jo duke vënë objektiva vetes. “Për sfidën e rradhës kundër ballshiotëve të Bylis duhet shumë kujdes se janë ekip me elemtë cilësorë dhe ajo renditje që kanë gënjen, duhët të tregojmë mature dhe aspak eufori. Vetëm kështu mund të marrim rezultat pozitiv.”

/portali DurresLajm/