4 dhjetor 2015 – Shumë persona mund të qeshin me praninë e femrave në sport, e sidomos në futboll. Por ka marrë një mësim të mirë lojtari i Dusseldorfit në Gjermani, Kerem Demirbay teksa është ndëshkuar me karton të verdhë nga gjyqtarja Bibiana Steinhaus në ndeshjen ndaj FSV Frankfurt për të cilin luan shqiptari Edmond Kapllani.

Pas kartonit të verdhë, Demirbay ka qeshur dhe i është drejtuar gjyqtares me fjalët: “Gratë nuk janë për futboll!” Me të mbaruar këtë fjali, nga xhepi i Steinhaus ka dalë kartoni i kuq. Pas ndeshjes, Demirbay do t'i kërkonte falje gjyqtares dhe thotë se ishte nxituar dhe nuk është ky mendimi dhe imazhi i tij për femrën.

/portali DurresLajm/