4dhjetor 2015 – “Kush ka një fije ndershmërie nuk i jep urdhër gojës për të nxjerrë produkte që goja nuk ka për detyrë t’i nxjerrë. Nuk është formuar për atë lloj veprimtarie. Ka te tjera veprimtari goja”. pas kësaj deklarate në fjalimin e kryeministrit Edi Rama, deputetët e opozitës kanë reaguar menjëherë. I pari që u ngrit në këmbë ishtë Sali Berisha.

Pas tij Edi Paloka dhe më pas të tjerët. Flamur Noka është afruar pranë foltores dhe garda ka rrethuar kryeministrin. Pavarësisht përpjekjeve të Ilir Metës, situata nuk është qetësuar dhe seance është ndërprerë. Në këtë seancë jashtë program po diskutohet projektbuxheti. Kryeministri Rama deklaroi se të ardhurat për periudhën 2014-2015 janë 330 mln dollarë më shumë se periudhën 2008-2013 të qeverisjes së kaluar.

Rama ka parashtruar edhe faktorët që sipas tij bënë që të mos realizohej parashikimi për mbledhjen e të ardhurave në tatime e dogana, duke e lënë fajin te situata ndërkombëtare.

1)   Rënia e çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare

2)   Rënia e të ardhurave nga renta dhe tatimi i vlerës së shtuar për importin e karburanteve të gaztë dhe të lëngët, rreth 42 milion dollar më pak

3)   Përgjysmimi i importit të energjisë elektrike, janar- tetor, rreth 16 milion dollarë më pak

4)   Rënia e sasisë së importit të cigareve, vendosëm rritjen e akcizës për të dekurajuar pirjen e duhanit, rreth 35 milion dollar më pak

5)  Rritja e përjashtimeve, me qellim stimulimin e sipërmarrjes, për importin e makinerive për barnat dhe industrinë e akcizës për peshkimin, rreth 13 milion dollar më pak

6)   Rënia e importit të fruta- perimeve, si pasojë e rritjes së prodhimit vendas

7)   Efekti i kursit të këmbimit, më pak të ardhura në arkën e shtetit nga ulja e euros

/portali DurresLajm/