4dhjetor 2015– Seancën e djeshme maratonë të Kuvendit, degraduar me sharje e fyerje mes palëve, deputeti socialist Namik Dokle e ka përshkruar me anë vargjesh, që ka zgjedhur t’i ndajë me miqtë dhe ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook. Dokle e ka quajtur Kuvendin, shkolla e sharjeve dhe një avaz që vazhdon prej kohësh.
Postimi i Dokles ne FB
“SHKOLLA E SHARJEVE”
Parlamenti yne vazhdon avazin…Shaj…shaj…shaj…Shaj te gjalle e shaj te vdekur, shaj te rinj e shaj pleq, shaj nena e baballare, shaj bij dhe bija…shaj, vetem shaj! Te vjen turp edhe te degjosh.
Parlament, te rente pika,
Te shkoi dita duke share,
Po me shume se helmi e thika,
Vret nje fjale e palare!
/portal DurrësLajm/