4dhjetor 2015 – Një nga nga një, skuadrat më në zë të Formula 1 po konkurrojnë njëra-tjetrën në lidhje me konceptin që ato kanë me makinat që do të përdorin në të ardhmen. E para që ka lëshuar sfidën është Ferrari, që kohë më parë ka treguar makinën që ajo mendon se do të përdoret në të ardhmen.
Ndërsa sot ka qenë radha e McLaren-Honda të bëjë publike makinën e saj të së ardhmes, një MP4-X, e cila ngacmon imagjinatën e të gjithë fansave të garave të Formula 1. Menjëherë ka bërë shaka piloti i McLaren, Jenson Button, që ka thënë: “Kur do ta pilotoj këtë makinë?”
/portali DurresLajm/