4dhjetor 2015 – Trajneri i Teutës Gugash Magani shprehet se barazimi pa gola ishte më i drejti për këtë takim. Ndonëse tekniku i durrsakëve thekson që dhe mund ta kishin fituar sfidën në minutat e fundit. “Mendoj që barazimi është rezultati më i drejtë i kësaj sfide. Shkalla në përgjithësi e kësaj ndeshjeje ishte shumë e madhe. Aq më shumë që kishim përballë një skuadër që vinte shumë e uritur për shkak të humbjes që pati dhe në ndeshjen me Skënderbeun dhe objektivi që ka.
Pasi të gjithë e dinë që Tirana është skuadra që ka gjithmonë objektiva. Ne ishim përgatitur normalisht, ishim shumë të qetë, ishim të qartë që kjo ndeshje ka të tre rezultatet brenda. Ashtu siç erdhi situata e lojës deri në fund edhe mund ta kishim fituar ndeshjen, por në të njëjtën kohë edhe mund të ishim mundur. Sepse për hir të së vërtetës në pjesën e parë nuk kemi prodhuar futboll të kënaqshëm ashtu siç ne kishim kërkuar, ndërsa pjesa e dytë mendoj që ka qenë me një përqindje më të mirë për ne se sa për Tiranën. Gjithsesi mendoj që rezultati 0-0 është më i drejtë”.
/portali DurresLajm/