2 dhjetor 2015 – Performanca dhe rezultatet e arritura, kanë bërë që Teuta të cilësohet si “hirushja” e këtij edicioni të Superiores edhe pse kanë kaluar vetëm 13 javë kampionat. Gjithçka i atribuohet rikthimit të trajnerit 50-vjeçar peqinas Gugash Magani, i cili jo vetëm e ka renditur skuadrën në vendin e tretë, por mbi të gjitha, ka krijuar një grup mjaft simpatik dhe kompakt, duke mëshiruar më së miri edhe cilësitë e drejtuesit të tyre. Për rastësi, një kontribut të rëndësishëm në arritjet e durrsakëve dhe të trajnerit Magani, po jep edhe MaganiJr. Ndonëse i paragjykuar, Arturi, ka arritur të shënojë 5 gola me fanellën e Teutës, duke e justifikuar më së miri veten përpara opinionit publik, por edhe besimin e babait të tij, trajnerit Magani.
“Të them të drejtën, në fillim, kur u bashkova me Teutën dhe nuk e njihja grupin, e kisha problem, pasi nuk doja të më shikonin si djali i trajnerit, por si sulmuesi Magani. Tani jam i bindur që kjo gjë nuk ndodh, kemi një grup të mirë dhe profesionist. Po kaloj një formë të mirë dhe kjo ma lehtëson punën”, shprehet ai. Në vazhdim, Arturi nuk e fsheh faktin që kishte mjaft dëshirë që të luante në një ekip më të vëllanë Endrin që luan me Shkumbinin, por ndërkohë që si trajner do të donte përherë të atin, edhe pse ishte shumë kërkues ndaj tij. “Trajner kam tim atë dhe ju siguroj që është shumë punëtor dhe kërkues si njeri, gjithmonë brenda normave dhe për sa i përket punës. Me mua është shumë më tepër kërkues se me lojtarët e tjerë”.
Të enjten, më 3 dhjetor, në orën 17:00, në stadiumin “Niko Dovana”, skuadra e Teutës do të përballet me Tiranën. Sulmuesi i durrsakëve, Magani Jr., i vlerëson mjaft bardheblutë, por ai shprehet se djemtë e detit janë mësuar të futen në fushë vetëm për të fituar. Arturi ka besimin se mund t’ia arrijë kësaj…
/portali DurresLajm/