1 dhjetor 2015
STUDENTI – GOGA BASKET 56-76
(16-16, 21-14, 9-22, 10-24)
STUDENTI: Halili (13), Lalaj (9), Mema (12), Metani (10), Naçolli (10)/Kici (2), Shima. Trajnere: F.Mitku
GOGA BASKET: Dishnica (6), Mehmeti (12), Përmeti (18), Qypi (14), Ustalli (14)/Baraj (7), Kumi, Memushi (5). Trajner: A.Greva
GJYQTARË: O.Kasmi, S.Tafilica
Në takimin përmbyllës të javës së tetë në basketbollin e femrave, skuadra debutuese e Goga Basket ngjitet në vendin e dytë duke bërë rokadën me Tiranën. Skuadra durrsake, e drejtuar nga trajneri Astrit Greva, mposhti Studentin me rezultatin e përgjithshëm 76-56.
Ndeshja e luajtur në “Asllan Rusi” ishte e bukur dhe me rivalitet, pasi të dy ekipet e kërkuan fitoren. Ndonëse pritej një dominim i ekipit durrsak, ishte Studenti që befasoi dhe për 20 minuta rivalizoi si i barabartë me Goga Basket. Perioda e parë mbyllet në barazim 16- 16, ndërkohë që kryeqytetaset e trajneres Mitku janë më të sakta në 10 minutat e dyta duke u shkëputur në 37-30. Por loja e Studentit zgjat vetëm një pjesë loje, pasi në 20 minutat e dyta në fushë është Goga Basket ajo që dominon dhe i përmbys shifrat. Dhe dëmtimi i lojtares më të mirë për Studentin, Dorina Memës, pas një dyluftimi me Përmetin u ndje jo pak në lojën e kryeqytetaseve në minutat në vazhdim. Durrsaket marrin frenat e lojës duke udhëhequr takimin, ndërkohë që vulosin fitoren e gjashtë sezonale në kampionat.
/portali DurresLajm/