30 nëntor 2015 – Portieri i Larissas, Gennadios Xenodochof ka realizuar gol në minutën e 96-të, duke e barazuar rezultatin ndaj Panachaiki-t. Pasi ekipi i tij po e ekzekutonte një rivënie fundore, 27-vjeçari u nis drejt portës kundërshtare, në kërkim të golit të barazimit. Kur askush s’e priste, portieri Xenodochof shënoi me kokë, pasi e mori një top nga e djathta, duke e barazuar rezultatin, për ta shpëtuar skuadrën e tij nga humbja.

/portali DurresLajm/