30nëntor 2015 – Politikanët shqiptarë, të majtë dhe të djathtë, bashkohen në Serbi. Një aktivitet 3-ditor i organizuar në Beograd nga RAD (Akademia Rajonale për Demokraci), dita e parë e të cilit përkoi më 29 nëntor, ka mbledhur në kryeqytetin serb një grup politikanësh dhe përfaqësuesish të shoqërisë civile.
Ata janë nga vende të ndryshme të rajonit dhe qëllimi është për të shkëmbyer ide dhe diskutuar mbi problematikat e secilit shtet dhe shoqërisë ballkanike në përgjithësi. Zhvillimi demokratik i shteteve përkatëse; dialogu ndërfetar, roli i qeverive, shoqërisë civile dhe medias në zhvillimin e demokracisë dhe kriza e refugjatëve ishin disa nga temat e diskutuara.
Nga Shqipëria merrnin pjesë deputetja socialiste Esmeralda Shkjau, koordinatori i PD, Edvin Kulluri, ish kryetari i Këshillit Bashkiak te qytetit të Durrësit, Indrit Hamiti, Arbër Kadia, etj.
/portal DurresLajm/