30nëntor 2015 – Tifozët e Skraparit, një ekip që militon në kategorinë e tretë të futbollit shqiptar i kërkojnë kreut të LSI-së, njëherësh kryeparlamentarit Ilir Meta, i cili është nga ky qytet, që të bëhet President i ekipit të Futbollit të Skraparit.
Kërkesa e tyre bëhet përmes një statusi në Facebook, por nuk dihet a është ajo faqja e tyre zyrtare. Nëse do të ishte ashtu nuk dimë a do pranonte Meta këtë ftesë, shkruan balkanëeb. Gjithsesi skraparllinjtë besojnë se me Metën në krye Skrapari mund të shkojë edhe në Champions League.
/portali DurresLajm/